Artikuj

1436


Teuhidi dhe llojet e tij


التوحيد وأنواعه


> باللغة الألبانية <


Abdullah Ahmed El-Huvejl


عبد الله بن أحمد الحويل





Përktheu: Jusuf Kastrati


ترجمة: يوسف كاستراتي


Teuhidi dhe llojet e tij  1 


Teuhidi dhe llojet e tij


PËRKUFIZIMI I FJALËS “TEUHID”


Kuptimi gjuhësor:


Fjala teuḥĩd ( توحيد ) rrjedh nga folja arabe ueḥḥade ( وحّد ) që do të thotë njësoj


(me njësue), por ka edhe kuptimin veçoj (me veçue).


Kuptimi sheriatik:


Teuhidi është njësimi i Allahut të Lartësuar:


1. në të qenët Zot, që në arabisht quhet “teuhĩd er-rubũbijje” ( .(توحيد الربوبية


2. në adhurim, që në arabisht quhet “teuhĩd el-ulũhijje” ( .(توحيد الألوهية


3. në emrat dhe cilësitë e Tij, që në arabisht quhet “teuhĩd el-esmai ue’ṣ-ṣifat”


.(توحيد الأسماء والصفات)


LLOJET E TEUHIDIT


Teuhidi ndahet në tri lloje:


1. Teuhid er-rubũbijje ( .(توحيد الربوبية


2. Teuhid el-ulũhijje ( .(توحيد الألوهية


3. Teuhid el-esmai ue’ṣ-ṣifat ( .(توحيد الأسماء والصفات


Përkufizimi i Teuhidit er-rubũbijje:


Teuhidi er-rubũbijje është njësimi i Allahut të Madhëruar në:


1. krijim ( 2 (الخلق . sundim ( 3 (الملك . rregullim ( .(التدبير


Ose, thënë ndryshe:


Teuhid er-rubũbijje quajmë njësimin e Allahut në veprat e Tij.


Prej veprave të Tij janë: krijimi, furnizimi, dhënia jetë, dhënia vdekje, zbritja


e shiut, mbirja e bimëve, e pemëve etj.


Teuhidi dhe llojet e tij  2 


Argumentet Kuranore për këtë lloj të Teuhidit:





Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi.1





Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës.2





Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të


dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të


vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E


ti (o Muhamed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?”3


Përkufizimi i Teuhidit el-ulũhijje:


Teuhidi el-ulũhijje është njësimi i Allahut në veprat e robërve të Tij.


Prej veprave të robërve të Tij janë: namazi, agjërimi, haxhi, mbështetja, betimi,


frika, shpresa, dashuria etj.


Argumentet Kuranore për këtë lloj të Teuhidit:





Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.4





Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).5





Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur


se: “S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!”6


Përkufizimi i Teuhidit el-esma’ ue’ṣ-ṣifat:


Teuhidi el-esma’ ue’ṣ-ṣifat është përshkrimi i Allahut me emrat e Tij të bukur


dhe cilësitë e Tij të përsosura, me të cilët e ka përshkruar Ai Vetveten dhe me të


cilët e ka përshkruar i Dërguari i Tij, Muhamedi (paqja dhe lavdërimi i Allahut


1 Suretu el-a’rafë, 54.


2 Suretu al-‘imran, 189.


3 Suretu Junus, 31.


4 Suretu edh-dharijat, 56


5 Suretu en-nisa, 36.


6 Suretu el-enbija, 25.


Teuhidi dhe llojet e tij  3 


qofshin mbi të) pa i përshkruar formë dhe pa bërë shëmbëllim, shtrembërim a


mohim.


Argumentet Kuranore për këtë lloj të Teuhidit:





Allahu ka emrat më të mirë, andaj thirreni me ta dhe hiquni nga ata që


bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t'u shpërblyer (me dënim)


për veprimet e tyre.8


ÇËSHTJE TË RËNDËSISHME


Çështja e parë:


Që të tri llojet e Teuhidit janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe, në asnjë


mënyrë, nuk mund të ndahen. Pra, nëse ndokush zbaton në veten e tij një lloj të


Teuhidit por kundërshton një tjetër, ai assesi nuk mund të quhet muvahhid ( (موحّد


(jetësues i Teuhidit).


Çështja e dytë:


Duhet ditur patjetër se jobesimtarët të cilët i luftoi i Dërguari i Allahut,


Muhammedi  e pranonin Teuhidin rububijje, pra besonin se Allahu është


Krijuesi, Furnizuesi, Ai që jep jetë dhe vdekje, Ai prej të Cilit vjen dobia dhe


dëmi, Rregulluesi i të gjitha çështjeve e kështu me radhë, mirëpo kjo nuk i bëri


ata që të hyjnë në Islam. Argument për këtë është thënia e Allahut:





Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të


dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të


vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E


ti (o Muhamed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?”9


7 Sureja esh-shura, 11.


8 Sureja el-a’rafë, 180.


9 Suretu Junus, 31.


Teuhidi dhe llojet e tij


 4 


Çështja e tretë:


Teuhidi uluhijje (i adhurimit) është çështja kryesore në të cilën thirrën të dërguarit, sepse ai është baza mbi të cilën ndërtohen të gjitha veprat dhe pa të cilën nuk vlen asnjë vepër. Në qoftë se nuk jetësohet Teuhidi, atëherë ndodh e kundërta e tij, e që është shirku. Teuhidi ishte shkaku i armiqësisë ndërmjet të dërguarve dhe popujve të tyre, prandaj ne duhet të kujdesemi për të, t’i mësojmë çështjet e Teuhidit dhe t’i kuptojmë bazat e tij.


Marrë nga libri “Teuhidi i thjeshtësuar”, Abdullah El-Huvejl


Teuhidi dhe llojet e tij


 1 



Postimet e fundit

Islami është feja e Z ...

Islami është feja e Zotit të botëve

ISLAMI ËSHTË FEJA E Z ...

ISLAMI ËSHTË FEJA E ZOTIT TË BOTËVE

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL