1437
Vizitimi i varreve
زيارة القبور
> ألباني Shqip – Albanian – >
Abdullah Ahmed El-Huvejl
عبد الله بن أحمد الحويل
Përktheu: Jusuf Kastrati
ترجمة: يوسف كاستراتي
Vizitimi i varreve 1
VIZITIMI I VARREVE
Vizitimi i varreve është tri llojesh:
1. Vizitim në përputhje me sheriatin:
Ky është vizitimi që i bëhet varreve:
a. për të kujtuar ahiretin,
b. për t’i përshëndetur me selam banorët e tyre dhe
c. për t’u lutur për ta.
2. Vizitim që është bidat (risi në fe):
Ky vizitim nuk e lë Teuhidin e njeriut të jetë i plotë dhe është mjet që çon në shirk. Këtu
bën pjesë vizitimi i varreve që bëhet:
1. për të adhuruar Allahun te varret,
2. për të kërkuar bereqet nëpërmjet varreve,
3. për t’u dhuruar sevape të vdekurve te varret,
4. kur njeriu merr rrugë për të vizituar varret etj.
3. Vizitim që është shirk
Ky lloj i vizitimit të varreve e kundërshton Teuhidin. Vizitimi i varreve është shirk kur
njeriu ia kushton ndonjë ibadet të vdekurit. Për shembull:
1. Kur i drejtohet të vdekurit me lutje.
2. Kur kërkon ndihmë nga i vdekuri ose kërkon t’ia lehtësojë ndonjë çështje.
3. Kur flijon diçka për të vdekurin ose zotohet para tij, e kështu me radhë.
Vizitimi i varreve 1