Artikuj

1437


Shefati (ndërmjetësimi)


الشفاعة


> ألباني Shqip – Albanian – >


Abdullah Ahmed El-Huvejl


عبد الله بن أحمد الحويل





Përktheu: Jusuf Kastrati


ترجمة: يوسف كاستراتي


Shefati (ndërmjetësimi)  1 


SHEFATI (NDËRMJETËSIMI)


Përkufizimi:


Gjuhësisht, fjala arabe shefa’a ( شفاعة ), e cila në shqip do të thotë ndërmjetësim rrjedh


nga folja shefe’a / jeshfe’u ( شفع يشفع ), që ka kuptimin ta bësh një gjë çift, kurse çifti është


e kundërta e tekut.


Ndërsa, në terminologjinë fetare fjala shefa’a domethënë ndërmjetësim për të mirën e


një tjetri a për ta larguar një të keqe nga ai.


Llojet e ndërmjetësimit:


1. Ndërmjetësim i mohuar ( .(شفاعة منفية


2. Ndërmjetësim i vërtetuar ( .(شفاعة مثبتة


Ndërmjetësimi i mohuar:


Ky është ndërmjetësimi që kërkohet nga dikush tjetër pos Allahut për ato gjëra që


mund t’i bëjë vetëm Allahu i Madhëruar.


Argument për këtë e kemi fjalën e Allahut:





O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që ju kemi dhënë Ne, para se të vijë


Dita (e Gjykimit) në të cilën nuk ka shit-blerje, as miqësi, as ndërmjetësi!


Jobesimtarët janë keqbërësit e vërtetë.1


Ndërmjetësimi i vërtetuar:


Ky është ndërmjetësimi që kërkohet nga Allahu.


Kushtet e këtij ndërmjetësimi:


1. Që ta ketë lejen nga Allahu për të ndërmjetësuar.


1 Sureja el-bekare, 254.


Shefati (ndërmjetësimi)  2 


2. Që të jetë i kënaqur Allahu me ndërmjetësuesin dhe me atë për të cilin bëhet


ndërmjetësimi.


Argument për këtë e kemi fjalën e Allahut:





Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij?2


Po ashtu, edhe fjalën:





Sa engjëj ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, veçse pasi të japë


leje Allahu, për kë të dojë e të pëlqejë Vetë!3


Vendimi për ndërmjetësimin që kërkohet nga i gjalli për diçka që ka mundësi ta bëjë:


1. Në qoftë se kërkon ndërmjetësim nga një njeri i gjallë për diçka të lejuar dhe që ka


mundësi ta bëjë, atëherë ky ndërmjetësim është i lejuar, madje është prej ndihmës së


ndërsjellë të besimtarëve në punë të mira.


2. Mirëpo, në qoftë se kërkon ndërmjetësim nga ai për diçka që mund ta bëjë vetëm


Allahu, atëherë ky ndërmjetësim është shirk.


2 Sureja el-bekare, 255.


3 Sureja en-nexhm, 26.


Shefati (ndërmjetësimi)  1 



Postimet e fundit

 VIRTYTI I AGJËRIMIT ...

 VIRTYTI I AGJËRIMIT GJASHTË DITËT E SHEVALIT SHAWAL

Ja pse duhet ta duam ...

Ja pse duhet ta duam Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të)

Dyzet Hadithe nga Ima ...

Dyzet Hadithe nga Imam Neveviu

Islami me pak fjalë B ...

Islami me pak fjalë Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik 1